Showtime

Në eBay shiten CD-të e Linda Halimit me autograf pa miratimin e saj, reagon këngëtarja

10/22/2019 21:57
nga:L I

Këngëtarja Linda Halimi është duke u përballur me një problem serioz lidhur me të drejtat autoriale të saj.

Kjo, pasi një prej CD-ve të saj me nënshkrim, po shitet në eBay pa miratimin e saj.

Këtë gjë, ajo e bëri të ditur përmes një postimi të bërë në InstaStory.

“Mos e blini këtë! Kjo nuk jam unë duke e shitur atë! Dikush po shet CD të firmosura të mijat në Ebay! Mashtrim dhe thjesht gabim”, ka shkruar Linda në InstaStory.

“Unë e gjeta atë në Ebay disa javë më parë, por është shumë e shtrenjtë”, ka shkruar tutje këngëtarja.

Linda përndryshe shënoi rikthimin në muzikës disa javë më parë, kur u prezantua në festivalin “Kënga Magjike”.

Ajo konkurron këtë vit me këngën “Want my love”, e cila vjen në dy gjuhë: shqip dhe anglisht, dhe deri më tani është ndër këngët më të pëlqyera garuese të festivalit. /Telegrafi