Lajme

Në 2021 do të filloj regjistrimi i popullsisë në Kosovë

10/28/2019 12:24
nga:B. D

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi konferencë për të njoftuar rreth përgatitjeve për realizimin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në vitin 2021.

Qëllimi i kësaj konference ishte njohja me procesin e Regjistrimit të Popullsisë përfshirë sfidat dhe rezultatet që priten nga ky proces.

Isa Krasniqi, kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, foli për Rolin thelbësor të Regjistrimit të Popullsisë 2021 për Republikën e Kosovës në integrimet euroatlantike.

“ASK-ja sipas statistikave në bazë të përgjegjësisë ka bërë përgatitjet sa më mirë. Për regjistrim kemi filluar para dy viteve përgatitjet e para. Jemi në proces dhe hapat janë sipas planifikimeve në momentin e fundit dhe sfidat që na paraqiten do t’i zgjedhim së bashku. Regjistrimi është përgjegjësi e ASK por kërkon angazhim edhe të institucioneve tjera dhe rëndësia e të pasurit të dhëna të rëndësishme është kruciale konsiderojmë qe edhe angazhimet e institucionet tjera është i madh. Jemi në fund të procesit të koncept-dokumentit që duhet të aprovohet nga Qeveria, është pothuajse i finalizuar por pret miratimin e Qeverisë dhe pastaj Kuvendit”, tha ai.

Ai bëri thirrje që sa më shpejtë të themelohen institucionet e reja dhe të merren me miratimin e koncept-dokumentit dhe draft ligjit për Regjistrimin e Popullësisë.

“E rëndësishme të kemi institucionet e reja, qeverinë në funksion qe duhet të merret me miratim e koncept-dokumentit dhe draft ligjit, Kuvendin të aprovojë ligjin. Kemi vonesa në këtë aspekt. Në bazë të rezultateve do të jenë te dhëna të rëndësishme për vendin tonë. Rëndësia e këtyre të dhënave është shumë i rëndësishëm në kuptimin e zhvillimit të politikave në këtë drejtim, sepse jemi në regjistrim pas 10 vjetëve. Pasi i fundit ishte në 2011. Këto do të jenë të rëndësishme në politikbërje, ministri, aspekte sociale”, theksoi Krasniqi, raporton Eo.

Avni Kastrati, drejtor i Statistikave Sociale/ Menaxher i Regjistrimit të Popullsisë 2021, tha se Regjistrimi do të jetë shumë i rëndësishëm, një projekt multidimensional, numërues i vetëm për shumë indikatorë.

Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, sipas standardeve dhe praktikave ndërkombëtare, duhet te realizohet së paku çdo 10 vjet. Bazuar në këtë sipas ASK-së, edhe Kosova do të jetë pjesë e këtij rundi të regjistrimeve.

Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë është planifikuar të mbahet në muajin prill të vitit 2021 në të njëjtën periudhe me regjistrimet që do te realizohen në vendet e tjera të Evropës dhe Botës.

11/14/2019 13:26

Varhelyi: Dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet suksesshëm më 2020