Geek

Ndryshimi më i ri në Instagram

09/20/2019 08:53
nga:L I

Instagram do të ndalojë njerëzit nën moshën 18 vjeç që të shohin postime që promovojnë produkte të humbjes së peshës ose llojet e kirurgjisë kozmetike, si pjesë e një politike të re që synon një targetgrup që po rritet shpejtë, si influencuesit.

Në disa raste, postimet gjithashtu mund të hiqen tërësisht. Instagram do të aplikojë kufizimin e moshës në rastet kur postimet përfshijnë një stimul për të blerë ose shoqërohen me një çmim për një produkt. Kompania do të heqë postimet plotësisht nëse “bën një pretendim të mrekullueshëm në lidhje me produkte të caktuara dietë ose humbje peshe, dhe lidhet me një ofertë tregtare siç është një kod zbritje.”

Udhëzimet dhe politikat e reklamimit në Instagram asnjëherë nuk kanë lejuar promovimin e këtyre produkteve, sipas një deklarate të kompanisë, por rritja e fundit midis influencuesve dhe të famshëmve ka shkaktuar veprime shtesë. Politika do të jetë e njejtë si në Instagram ashtu edhe në Facebook.

Politika e përditësuar është pjesë e punës së Instagram-it për ta bërë platformën “një vend pozitiv për të gjithë” dhe “për të ulur presionin që njerëzit ndonjëherë mund ta ndjejnë si rezultat i mediave sociale”, tha menaxherja e politikës publike në Instagram, Emma Collins, për shtyp.

Influencueset si Kim dhe Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e kritikëve, përfshirë aktoren Jameela Jamil, për promovimin e produkteve për humbje peshe.

Një nga tweets e Jameela në lidhje me influencuesit në Instagram që shesin këto produkte, të cilat janë potencialisht të dëmshme për blerësit e rinj dhe shpesh nuk funksionojnë, u bë në nëntor 2018, duke sjellë më shumë vëmendje për këtë çështje. Jameel ka punuar me Instagram dhe ekspertë të tjerë për të sjellë ndryshime në platformë, sipas një deklarate..

Kompania vendosi të zbatojë politikën e re tani për shkak të diskutimeve rreth “rolit që media sociale mund të luajë në krijimin e presionit që njerëzit të duken ose të veprojnë në një mënyrë të caktuar.” Kompania po kërkon që njerëzit që shohin postime shqetësuese, ose rastet kur politika e re po dhunohet, të raportojnë ato raste.

Njoftimi për shtyp për Instagram gjithashtu thotë se politika “do të evoluojë sipas nevojës por ne besojmë se ky është një hap pozitiv në mbrojtjen e njerëzve në Instagram”.

Burimi: Theverge.com