Sporti

Ndeshjen vendimtare të Kosovës për në Eurobasket mund ta ndiqni në Artmotion

08/05/2019 17:20
nga:FL.B

Të mërkurën me fillim nga ora 20:30 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Kosova do të zhvillojë ndeshjen vendimtare para-kualifikuese për në Eurobasket 2021 kundër Britanisë së Madhe.

Emocionet e kësaj ndeshje do t’i sjell direkt në ekranet tuaja platforma më atraktive në vend, Artmotion përmes kanaleve kanalet ArtSport 1 si dhe në Klan Kosova.

Fitorja do t’i mundësojë Kosovës që të vazhdoj tutje në betejat tjera para-kualifikuese.

Mysafir special në këtë duel do të jetë gjithashtu edhe Drejtori I FIBA Evropës, Turgay Demirel.

 

08/20/2019 18:47

Nuk përjashtohen prurjet e reja, ja kur pritet të dërgohen ftesat për lojtarët e kombëtares së Kosovës