Lajme

Ndalohen gjashtë shtetas të huaj në Ferizaj

02/13/2018 09:44
nga:M H

Policia në Ferizaj ka pranuar informacion lidhur me kontrabandimin e disa personave shtetas të huaj.

Njësia policore në vend të ngjarjes ka identifikuar dhe njëherit ndaluar gjashtë shtetas të huaj të cilët dyshohet se në Kosovë kanë hyrë në mënyrë ilegale.

Viktimat e kontrabandimit janë dërguar në qendrën për azilkërkues dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

11/14/2018 10:38

Policia prangos një person, ai u mundua ta kaloj kufirin ilegalisht