Sporti

Navas: Zidane kishte besim shumë në mua

06/13/2018 18:40
nga:Y.K

Pas një sezoni të suksesshëm me Real Madridin, Keylor Navas tani gjendet në kampin e trajnimit të Kosta Rikës në Shën Petersburg të Rusisë.

Navas është udhëheqësi i këtij grupi dhe do të kërkojë të përsërisë suksesin e katër viteve më parë ku Kosta Rika kaloi grupin ani pse ishte me Uruguajin, Italinë dhe Anglinë.

Që nga atëherë Navas ka fituar tre tituj kampioni të Ligës së kampioneve me skuadrën e Real Madrid.

Çfarë do të thotë për ju që të jeni në portë për Kosta Rika në Kupën e Botës? Për mua, është e pabesueshme, një privilegj tha ai

Po ashtu ai ka thënë që ish trajneri i Realit, Zinedine Zidane kishte shumë besim në të.

Ai gjithmonë më dha një votëbesim, gjithnjë më besoi dhe kjo është shumë e rëndësishme për një lojtar tha në fund Navas

08/17/2018 12:58

8 synimet e Real Madridit deri në fund të merkatos