BLIC.TV

Natyra Kuçi: Do ta fuqizojmë rolin e gruas, do të ketë lehtësime në punësimin e tyre!

09/30/2019 21:33
nga:Gazeta Blic

Kandidatja për deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-PSD Natyra Kuçi, ka qenë e ftuar në emisionin “BlicZgjedhor” prodhim ky i “Gazeta Blic” ku është deklaruar lidhur me programin qeverisës të këtij koalicioni dhe disa çështje tjera.

Kuçi, ka përmendur një serë arsyesh, që sipas saj qytetarët duhet të votojnë koalicioni AAK-PSD.

Gjatë kësaj interviste, kandidatja për deputete u deklarua edhe për rolin e gruas dhe prioritetet e qeverisë për to.

PSD-ja nga fillimi e ka implementim në këshill një kuota 50-50 që është në të gjitha strukturat. Kota në një far forme është insistim që ti po dëshiron me arrit diçka. PSD është angazhuar në degë dhe nëndegë të veta që sa më shumë të ketë përfaqësuese gra, këtë e ka realizua redhe në Komunën e Prishtinës dhe të Kamenicës, ku në Kamenicë ka më shumë gra se burra. Mirëpo a mjafton kjo, asnjëherë nuk mjafton. Do të zotohemi se do të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat e grave”, tha ajo.

Kuçi, shtoi se janë menduar edhe ofrim të lehtësimeve në punësimin e grave, të cilat do të realizohen me përkrahjen e shtetit.

Edhe në punësim duhet të ketë lehtësime fiskale që një vend të punës të ketë më shumë gra. Kjo do të jetë një pikënisje që mund të ndërroj pozicionin e gruas. Mirëpo pa politika shtetërore kjo nuk bëhet”, u shpreh ajo.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë: