Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci përmes një shkrimi në “Facebook”, ka kritikuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacolli i cili kohë më parë kishte deklaruar “E ardhmja e rajonit është në duart e Beogradit. Kosova nuk mundet pa Serbinë”, shkruan Gazeta Blic.
Nagavci ka thënë se nuk ka asgjë për tu habitur në veprimet dhe deklaratat e Pacollit.
Sipas saj ai është i njëjti si gjithnjë, po luan rolin e tij e po zbaton agjendën e planet e Serbisë.
Shkrimi i plotë i Nagavcit:
S’ka asgjë për tu habitur në veprimet dhe deklaratat e Pacollit. Ai është i njejti si gjthnjë, po luan rolin e tij e po zbaton agjendën e planet e Serbisē. Njejt edhe Thaçi.
Një nga deklaratat e kahmotshme të tij: “ E ardhmja e rajonit është në duart e Beogradit. Kosova nuk mundet pa Serbinë”
29 shtator 2018, Protestojmë.