Sporti

Nacho flet për Neymarin, tregon se sa të vështirë e kishte ta ndalte atë

02/14/2018 23:53
nga:Lorik J

Nacho Fernandez e përmbushi detyrën ndaj Neymar Jr duke mos e lënë brazilianin të zhvillojë një nga lojërat e tij të mëdha në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në mes të Real Madrid dhe PSG.

Këtë duel e fitoi Real Madridi me rezultatin 3-1, shkruan GazetaBlic

“Një lojtar si Neymar është gjithmonë shumë i vështirë për t’u mbajtur, por gjithçka shkoi mirë dhe jam shumë i lumtur si individualisht dhe kolektivisht”, shpjegoi Nacho.

Më pas ai foli edhe për fitoren ndaj PSG-së.

“Kishim nevojë për një lojë si kjo. Kjo është një fitore shumë e rëndësishme, ne do të kishim dashur të mos pësojmë gol. Ne fituam, por ende ekziston edhe një betejë shumë e rëndësishme”, tha ai në fund./GazetaBlic/

02/19/2018 09:34

Ka vendosur Neymar, nëse PSG eliminohet nga Real Madrid, ja çfarë do të bëjë ai