Cool

‘Mustang’-u që po përshkon 160 km/h për vetëm 10 sekonda

08/07/2019 20:36
nga:Natyra

‘Mustang’-u i ardhshëm i kompanisë prodhuese të makinave ‘Ford’, i cili do ketë 760 kuaj-fuqi, do jetë më i shpejt se që pritej.

Modeli i radhës, i cili do quhet ‘Shelby GT500’, do jetë i aftë të përshkojë 160 km/h përbrenda 10,6 sekondash.

Super-veturat e tjera, të cilat njihen për shpejtësi dhe fuqi, arrijnë të kapin 160 km/h kështu si vijojnë: Mercedes AMG GT-R – 10,81 sekonda, BMW M5 10,66 sekonda, McLaren 570GT – 10,4 sekonda dhe McLaren 720S – 9,20 sekonda.

Sidoqoftë, për prodhimin e radhës së ‘Ford’ është mësuar se do posedojë një ndërrues automatik shpejtësish, me shtatë mundësi.

Ende nuk është bërë ditur zyrtarisht data dhe çmimi i modelit të ri të serisë ‘Mustang’.