Lajme

Mustafa sqarohet për deklaratën e liderit të LDK-së se, “Interesi i Kosovës kapërcen çdo interes tjetër”

08/07/2019 15:29
nga:Gazeta Blic

Para pak minutash në Faqen e Facebookut të LDK-së, ishte postuar një deklaratë e liderit të kësaj partie, Isa Mustafa, ku ndër të tjera kishte thënë se “interesi i Kosovës kapërcen çdo interes tjetër”, duke ngritur dyshime për mundësinë e formimit të ndonjë qeveri të re, pa pasur nevojë për zgjedhje të reja.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë sqaruar këtë deklaratë, duke thënë se nuk ka asgjë me prapavijë.

Besian Mustafa zëdhënës i LDK-së, ka thënë për Gazeta Blic se citati dhe fotografia e kryetarit të partisë Isa Mustafa, “thjeshtë ka qenë një test për faqën tonë zyrtare (LDK) në rrjetet sociale, nuk ka asnjë prapavijë tjetër”.

“ Besomni se nuk ka kurrëfarë mesazhi ose prapavije…. Por tash në kohë zgjedhjesh herave të tjera do ta mendojmë më mirë se cfarë të postojmë“, tha ai për Gazeta Blic.

Sipas tij, LDK është e prerë se është kategorik kundër zgjedhjeve të reja.

“ Qëndrimi i LDK-së dihet, se nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie teknike ose çkado tjetër. LDK e ka thënë qartë se kërkon që sa më parë të mbahen zgjedhjet e parakohshme”, tha ai për Gazeta Blic.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpërndarë para pak minutash një deklaratë të liderit të saj, Isa Mustafa, ku thuhet se interesi i Kosovës, kapërcen çdo interes tjetër.

“Interesi i Kosovës kapërcen çdo interes tjetër. LDK do të vazhdojë rrugën e shtetndërtimit të Kosovës për të përmbushur interesat e vendit dhe qytetarëve tonë✌🏻 – Isa Mustafa”, citon kreun e saj, faqja zyrtare e LDK-së në Facbook.

Edhe pse në këtë deklaratë të shkurtër nuk jepen sqarime për çfarë interesi bëhet fjalë, në opinion tash e sa kohë po flitet për një qeveri teknike, ku pjesë e saj mund të jetë LDK, raporton Gazeta Blic.

Madje, ai para disa ditësh kishte një takim edhe me ambasadorin amerikan, Kossnet, mirëpo që nuk u tha të paktën publikisht, nëse u diskutua mundësia e një qeverie të re, pa zgjedhje.

Ndryshe, LDK pritet që nga ora 16 e 30 të filloj mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku tema kyçe do të jetë përgatitja për zgjedhje të reja.

Sidoqftë, është raportuar se Hashim Thaçi dhe PDK nuk po duan zgjedhje të reja.

Ata janë në përpjekje të vazhdueshme për krijimin e një qeveri të re, vetëm e vetëm që vendi të mos shkoj në zgjedhje dhe të mos ndërpriten bisedimet me Serbinë./ Gazeta Blic

 

Çka po paralajmëron LDK-ja, Qeveri Teknike, koalicion të ri…?! Isa Mustafa thotë se interesi i Kosovës, kapërcen çdo interes tjetër!

08/16/2019 16:19

Mustafa tha se Bulliqi i ka borxh Kosovës ta kthej Kullën e Çakorrin: Vjen reagimi i ish- deputetit të LDK-së