Lajme

Mustafa: Qeveria as nuk po di as nuk po don

04/02/2019 13:58
nga:A. R.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka reaguar për rritjen ekonomike në vend.

Mustafa ka thënë se është lajm i mirë që Kosova vazhdon të kryesojë në rajon për rritjen ekonomike, por është i keq që në vitin 2018 Kosova ka humb 17 mijë vende të punës.

I pari i LDK-së, ka thënë në dy vitet e fundit, po rritet shkalla e papunësisë dhe po zvogëlohen investimet e huaja direkte.

Ai ka theksuar se koalicioni qeverisës as nuk po di as nuk po don!

Statusi i plotë i Mustafës në fb

Është lajm i mirë se Kosova po vazhdon të kryesojë me rritjen ekonomike krahasuar me vendet në regjion. Por është lajm i keq se në vitin 2018 kemi humbur 17 mijë vende të punës dhe se kjo rritje ekonomike, e bazuar në investime publike, nuk po gjeneron vende të reja të punës. Përkundrazi!

Në Kosovë, në dy vitet e fundit, po rritet shkalla e papunësisë dhe po zvogëlohen investimet e huaja direkte.

Derisa institucionet e Kosovës janë të preokupuara me politika populliste, në stilin “kush është më i forti” dhe “kush kujtë”; kush po ndërton më shumë autostrada afër katundit dhe regjionit të vet e kush po shet më shumë tenderë, nuk ka qasje serioze dhe interesim për problemin jetik të të rinjëve. Papunësinë dhe punësimin e tyre.

Koalicioni qeverisës as nuk po di as nuk po don! IM

08/24/2019 15:10

Kryesia e re e LDK-së vendosi sot: Këto janë tri kriteret që duhet t’i plotësoj profili për Kryeministër