Sporti

Mungesa e hapësirave e detyron lojtarin e Juventusit të largohet nga ekipi

07/05/2019 18:48
nga:M K

Shumë skuadra evropiane kanë shfaqur interes për lojtarin juventin, Mario Mandzukic, të cilit i duhet të largohet nga “Zonja e Vjetër” pasi hapësirat në ekip janë shumë të pakta.

Ajo e cila është më e interesuara për shërbimet e 33-vjeçarit kroat është skuadra e Dortmund, që e shikon si futbollistin ideal për të rritur cilësinë dhe eksperiencën në klub.

Kartoni i sulmuesit vlerësohet nga ‘bardhezinjtë’ rreth 18 milion euro, me një kontratë që i skadon në vitin 2021, dhe vështirë që mund t’ia ulin çmimin.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat ditëve në vijim, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim sa i përket këtij operacioni.

08/21/2019 19:02

Juventus-Barcelona, propozohet shkëmbimi i madh