Sporti

Mulaomeroviq zgjedh 12-shen përfundimtare të Kosovës për ndeshjet e muajit Gusht

08/01/2019 13:26
nga:M K

Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq, ka zgjedhur 12 basketbollistët që do të luajnë në ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe, në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket 2021.

Kosova më 3 gusht ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim, derisa më 7 gusht në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të ballafaqohet me Britaninë e Madhe.

Më 14 gusht e pret Luksemburgun në Mitrovicë, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë së Madhe më 17 gusht, shkruan faqja zyrtare e federatës kosovare të basketbollit, përcjellë GazetaBlic.

Fituesi i grupit kualifikohet në rrethin e ardhshëm.

Lista

-Divine Myles

-Valon Bunjaku

-Dardan Berisha

-Mikaile Tmusic

-Edmond Azemi

-Drilon Hajrizi

-Erjon Kastrati

-Gëzim Morina

-Fisnik Rugova

-Meriton Ismaili

-Dardan Kapiti

-Samir Zekiqi

-Damir Mulaomeroviq Trajner

-Bujar Loci Ndihmëstrajner

-Ilir Selmani Ndihmëstrajner

-Andin Rashica Ndihmëstrajner

08/20/2019 18:47

Nuk përjashtohen prurjet e reja, ja kur pritet të dërgohen ftesat për lojtarët e kombëtares së Kosovës