Sporti

Mourinho thyen heshtjen, flet për rikthimin e mundshëm te Real Madridi

10/25/2019 16:21
nga:M K

Mourinho ka besim se do të rikthehet te Real Madridi.

Jose Mourinho ka besim se do të rikthehet te Real Madridi në postin e trajnerit.

Trajneri portugez është lidhur me punën e Zinedine Zidane në Real pasi ata vazhdojnë të mos bindin këtë sezon.

Është sugjeruar që Zidane do të mbetet në pozicionin e tij për sa kohë që Reali mbetet në garë në Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, brenda kampit të Mourinhos ka besim se puna përfundimisht do t’i ofrohet atij.

Në të vërtetë, një burim brenda kampit të trajnerit ia ka kumtuar këtë lajm gazetës spanjolle AS.

“Nuk është çështje nëse, por kur…”, i ka thënë burimi gazetës.

Mourinho ka mbetur pa punë që kur u shkarkua nga Manchester Unitedi në dhjetor të vitit të kaluar.

11/09/2019 19:04

Akordohet penalltia e dytë për Real Madridin brenda pak minutave