Showtime

Motra e Meghan Markle: Ajo nuk ka të drejtë të më tregojë kur duhet të flas

05/16/2018 15:38
nga:L I

Gjysmë motra e Meghan Markle thotë se princesha e re e Anglisë nuk ka të drejtë t’i tregojë asaj kur duhet të flasë, apo çfarë të themi, ‘sepse kjo është Amerika, shkruan TMZ, përcjellë Gazeta Blic

TMZ ka kontaktuar me Samantha Markle disa ditë përpara martesës së Meghan me Princin Harry, në mes të dramës familjare dhe ajo ka treguar se nuk ka rëndësi nëse motra e saj dëshiron që ajo të përmbahet nga ajo çfarë thotë në media.

Samantha Markle dhe Meghan Markle

Samantha këmbëngul se ajo nuk është duke folur keq për Meghan, por vetëm është duke mbrojtur veten.

Gjithashtu, edhe babai i Meghan ka folur për TMZ ku ka thënë se ai nuk do ta shoqërojë në altar vajzën e tij këtë të shtunë. Ndërsa nëna e Meghan, Doria Ragland, ka udhëtuar dje drejt Britanisë për të qenë prezente aty.

Madje, Thomas thotë që më e mira dhe e duhura është që nëna e saj ta shoqërojë atë në altar.

Dasma mbretërore është në përgatitjet e fundit të saj, ku dhe harxhimet kanë shënuar shifra marramendësve, ku vetëm sigurimi do të kushtojë plot 30 milionë euro./GazetaBlic

05/21/2018 19:29

Një karrigë bosh, detaji i trishtë në dasmën mbretërore