Showtime

Mosha është vetëm numër për David Beckhamin, kaq i pashëm po duket ai

07/11/2019 19:40
nga:Natyra

Ish-futbollisti 44-vjeçar, David Beckham, u pa në gjysmëfinalen e nxehtë të femrave në “Wimbledon 2019”.

Ai ishte kujdesur që të vishej me elegancë për këtë event, duke bartur një xhaketë të kombinuar me pantallona ngjyrë krem.

Bekcham kompletoi dukjen e tij me një këmishë blu të pastër dhe një kravatë të zezë, gjithashtu një palë syze të zeza.

David ishte i pranishëm edhe me motrën e vet, Sandra, duke e lënë gruan Victoria në shtëpi me fëmijët e tyre – Harper, tetë, Cruz, 14, Romeo, 16 dhe Brooklyn, 20 vjeç.

Përkundër moshës së tij, ish-futbollisti po vazhdon të ruajë vitalitetin dhe të jetë në top formë, duke u komplimentuar gjithnjë për paraqitjet e tij.

Në gjysmëfinalen e turneut të madh, Serena Williams u ndesh me Barbora Strycova