Cool

Mos i injoroni, këto janë shenjat e para të kancerit në mushkëri

05/19/2019 13:08
nga:A. R.

Këto janë simptomat e para të kancerit në mushkëri.

Sipas statistikave, kanceri i mushkërive është kanceri i tretë më i shpeshtë.

Simptomat e para të këtij kanceri nuk vërehen deri sa sëmundja të ketë avancuar. Kështu që është e mira ti nënshtroheni kontrolleve periodike te mjeku, transmeton Tetova Sot.

Shenjat e hershme që shfaqen janë

– Një kollë e vazhdueshme që nuk largohet për dy a tre javë

– Dhimbje e vazhdueshme në gjoks dhe probleme me frymëmarrje

– Kollë me gjak

– Lodhje e papritur apo humbje në peshë

Kanceri i mushkërive fillon me jo funksionalizimin në mushkëri. Këto qeliza formojnë një tumor. Qelizat e kancerit të mushkërive përhapën e pastaj ndezin membranën duke prodhuar shumë lëngje që ndalon mushkëritë të zgjerohen plotësisht.

Kjo gjendje e rëndon frymëmarrjen dhe mund të çojë në sulmin në zemër.

Simptomat e avancuara të kancerit të mushkërive përfshijnë:

– Ënjtje të fytyrës, duarve apo qafës

– Kokë-dhimbje apo marramendje

– Shenja në qafë

– Dhimbje e eshtrave.