Cool

Momenti kur telat me gardh ia shpëtojnë jetën personit nga krokodili

08/13/2019 08:23
nga:Natyra

Një krokodil prej pesë metrash, i përgjakur në nofullën e tij, pasi përpiu një viç, ka kërcënuar një njeri që po bënte detyra kopshti.

Burri u trondit kur u kthye dhe pa krokodilin masiv duke bërë presion ndaj gardhit në lumin Adelaide, në territorin verior, me gojën e tij të hapur.

Një gardh me tela me gjemba dhe fakti se krokodili sapo ka ngrënë një viç ishin arsyet që bisha nuk sulmoi njeriun e pambrojtur, raportoi NT News.

Eksperti i krokodilëve, Grahame Webb, tha se ishte e pazakontë që krokodilët e ujërave të kripura të shfaqen gjatë sezonit të thatë në Top End.

Krokodili mësohet të ketë pasur saktësisht 4,7 metra gjatësi.