Cool

Momenti kur hapet gropa dhe e “përpin” një mini-furgon

07/09/2019 15:08
nga:Natyra

Një gropë gjigante ka gëlltitur një mini-furgon në Virxhinia, duke e dërguar atë 6 metra nën tokë.

Pamjet e incidentit, të postuara në Facebook nga një dëshmitar, shfaqin pjesën e prapme të mini-furgonit ‘Dodge Caravan’ duke u zhdukur e tëra, transmeton lajmi.net.

Makina u ça dhe u copëtua nga betoni dhe pluhuri poshtë në gropë, sipas WUSA 9.

Vetura kishte qenë e parkuar dhe e zbrazët kur u hap gropa.

VIDEO