Sporti

Mirror: “A po tregojnë mungesë respekti kompanitë e basteve për skuadrën më në formë në Evropë?”

09/10/2019 12:08
nga:M K

Kosova nuk po respektohet fare nga kompanitë e basteve për ndeshjen ndaj Anglisë.

Kështu të paktën shkruan tabloidi britanik, “Mirror” që është befasuar me veprimet e fundit të bastoreve sportive, me ç’rast po e cilësojnë tejet të dobët Kosovën, shkruan GazetaBlic.

“A po tregojnë mungesë respekti kompanitë e basteve për skuadrën më në formë evropiane?” është titulli që ia ka vendosur artikullit për Kosovën.

Kujtojmë se fitorja e Kosovës kuotizohet 33 euro, derisa barazimi 11, duke mos i lënë as 1% gjasa fitores së kombëtares “verdhë e kaltër”.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 20:45.

/GazetaBlic/

11/13/2019 16:03

Trajneri i Çekisë shpreson për fitore në ndeshjen me Kosovën