Sporti

Milner: Mund të shënonim më shumë gola

02/14/2018 23:19
nga:Lorik J

Ekipi i Liverpoolit ka fituar sonte me rezultatin 0-5 ndaj Portos në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të raundit të 16’të të Ligës së Kampionëve.

Kjo fitore tashmë pothuajse i ka siguruar plasmanin Liverpoolit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic

Pas përfundimit të takimit, James Milner ka folur për media, me ç’rast edhe u shpreh mjaft i lumtur për fitoren e ekipit.

“Sadio Mane po bën një punë të shkëlqyeshme për ekipin. Ne menduam të mbajmë portën e paprekur dhe ia dolëm. Mendoj se mund të shënonim më shumë gola”, tha Milner./GazetaBlic/

05/23/2018 15:50

Real Madrid – Liverpool, këtë ekip e favorizojnë bastet