BLIC.TV

Milaim Zeka tregon arsyen ‘shokuese’ pse nuk u bë pjesë e AAK-së

06/07/2019 22:51
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Grupit Parlamentar të NISMA Socialdemokrate, Milaim Zeka ka treguar në “BlicInterview me Astrit Gashin’ se kishte ndarë mendjen që në të ardhmen të bëhej pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai ka thënë se ka qenë mbi 99 për qind i bindur se do t’i bashkohej partisë së Ramush Haradinajt por kishte ndërruar mendjen qysh kur kishte kuptuar se çfarë keqpërdorimi po bëhej me paranë publike nga ana e tyre.

Sipas tij, rastet e punësimeve familjare në Telekomin e Kosovës janë shembull i keqpërdorimit nga kjo parti.

Zeka i cili tashmë ka zyrtarizuar partinë e re që pritet të mbajë emrin Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK), ka akuzuar me emra politikanë të shumtë për përfshirë këtu edhe bashkëpartiakun e tij, Fatmir Limaj për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova sot.

/ © GazetaBlic /