BLIC.TV

Meta: Shkëmbimi i territoreve e zhbën shtetin e Kosovës

07/12/2019 22:51
nga:Gazeta Blic

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta në emisionin “Blic Intervieë” me Astrit Gashin ka theksuar se shkëmbimi i territoreve është temë e dëmshme për Kosovën, ngase e zhbën Kosovën.

“Të gjithë ata që folin për shëmbim të territoreve e dinë se shkëmbimi i territoreve e zhbën Kosovën, pra i falet një pjesë e territorit andej, ne nuk kemi forca ushtarake që shkojmë ta marrim Preshevën, ekzekutimi i asaj marrëveshjeje që po u bëka në letër e mandej qitet në facebook’, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas Metës, ky skenar, synim ka që pjesa e mbetur e Kosovës, t’i bashkohet Shqipërisë.

“Mbetet një pjesë, të cilën si të tillë nuk e kanë njohur shtetet tjera dhe si rrjedhojë, duhet që pjesa e mbetur e Kosovës, t’i bashkohet Shqipërisë”, tha Meta.

Haxhiu nuk është pajtuar me atë se negocimi i demarkimit të kufirit, që nuk e dimë se cka përfshin, e zhbën Kosovën.