Sporti

Messi vjen me një vendim të çuditshëm, ai kërkon transferimin e këtij lojtari

02/13/2018 15:51
nga:Lorik J

Futbollisti i Barcelonës, Leo Messi dëshiron përforcimin e skuadrës në afatin kalimtar të verës.

Sipas ‘DonBalon’, ylli argjentinas ka kërkuar transferimin e Pablo Maffeos, shkruan GazetaBlic

Maffeo ka zhvilluar paraqitje fantastike me Gironan këtë edicion dhe kjo e ka shtyer Messin që t’i kërkojë drejtuesve të Barçës transferimin e anësorit.

Maffeo ka zhvilluar 46 paraqitje si mbrojtës i djathtë dhe Messi beson se ai tashmë mund t’i zgjidh problemet e Barcelonës në pozitën e djathtë të mbrojtjes.

Sipas mediave spanjolle ky transferim do t’i kushtojë Barçës rreth 30 milionë euro./GazetaBlic/

 

05/22/2018 15:46

Leo Messi arrin në Argjentinë, gati për Kupën e Botës