Sporti

Messi: Mos e nënvlerësoni këtë kombëtare

06/13/2018 19:57
nga:Y.K

Edhe pse Albiceleste kanë fituar të gjitha ndeshjet para Botërorit, sulmuesi nuk dëshiron që ekipi i tij ti nënvlerësojë kundërshtarët

Kapiteni i Argjentinës Lionel Messi ja ka tërhequr vërejtjen bashkelojtarëve se Nigeria “nuk është vetëm turist” në Botërorin e 2018 dhe se ata mund ti shkaktojnë kokëçarje atyre në ndeshje të grupit.

Albiceleste i kishte mposhtur afrikanoperëndimoret në takimin e mëparshëm të tyre në nëntor më rezultat 4-2 në një ndeshje miqësore.

Ata janë në të njëjtin grup me Super Shqiponjat dhe do të takohen në stadiumin e Saint-Petersburgut në të cilin rival i kanë edhe Islandën dhe Kroacinë.

Ylli i Barcelonës thotë se ndeshja me Nigerinë do të jetë e vështirë.

“Kroacia është një skuadër e mirë me lojtarë që luajnë në ligat të ndryshme europiane dhe shumica e tyre janë të rrezikshëm”, i ka thënë Messi

06/18/2018 15:29

Kush është Tunizia – ekipi që do të përballet me Anglinë sonte