Sporti

Messi: Këtë lojtar të PSG-së mos e transferoni në Barcelonë

03/13/2018 17:15
nga:Y.K

Leo Messi i ka bërë me dije klubit të tij që nuk e dëshiron transferimin e mesfushorit italian Marco Verrati, në Barcelonës

Ky është lajmi i cili ka habitur të gjithë vjen nga  sajti i njohur spanjoll “Diario Gol”, transmeton Gazeta Bli

Reprezentuesi i Italisë është folur që mund të jetë zëvendësuesi ideal për spanjollin Andres Iniesta, ky i fundit pritet të largohet nga Barcelona në fund të stinorit.

Por lojtari i cili ka fituar pesë herë “Topin e Artë” ia ka bërë me dije drejtueseve të klubit që nuk e dëshiron yllin e PSG-së në Barcelonë

Gjithsesi, italianin mund ta shohim në La Liga, pasi që për të është interesuar edhe Real Madridi, që e sheh si zëvendësues të Luka Modric./Gazeta Blic

07/10/2018 12:42

Kupa e Botës: 10 momentet më të mira të kësaj gare