Sporti

Messi e pranon: Në këtë vit mendova largimin nga Barcelona

10/09/2019 16:50
nga:Lorik J

Besnikëria në futboll pothuajse është zhdukur, por kur bie fjala për Leo Messin – kjo gjë nuk vlen.

Argjentinasi arriti në Spanjë kur ishte vetëm 13-vjeç dhe pasi kaloi nëpër grupmoshat e akademisë, ai bëri debutimin e tij në moshën 17 vjeçare tek gjiganti katalunas, përcjell GazetaBlic.

Që atëherë, Messi ka vazhduar të jetë ndoshta futbollisti më i mirë në planet.

Dhe një nga çelësat kryesorë të suksesit të tij është vendimi i tij për të qëndruar në Barcelona gjatë gjithë kësaj kohe.

Megjithatë, Messi ka pranuar se ai e ka konsideruar largimin nga Spanja në të kaluarën.

Vitet 2013 dhe 2014 dëshmuan se ishin vite të vështira për argjentinasin në fushë për shkak të faktit se ai ishte në qendër të një përplasje me autoritetet tatimore spanjolle, me ç’rast u detyrua të paguante 223,000 mijë euro.

Dhe gjatë asaj kohe, Messi mendoi largimin nga Camp Nou dhe nga Spanja.

“Kishte momente në të cilat isha lodhur për shumë arsye”, tha fillimisht Messi për RAC1.

“Kishte raste, në vitin 2013 dhe 2014 kur pata probleme me autoritetet tatimore spanjolle. Në atë kohë e kisha në kokë të largohesha, jo sepse doja të largohesha nga Barça, por sepse doja të largohesha nga Spanja.”

“Ishte shumë e vështirë për mua dhe familjen time – sepse njerëzit nuk dinin shumë për atë që po ndodhte”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/