Sporti

Mësohet numri i biletave të mbetura për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar

10/09/2019 23:31
nga:M K

Stadiumi “Fadil Vokrri” vazhdon të jetë i stërmbushur saherë që luan Kosova.

Kështu pritet të jetë edhe nesër, kur zhvillohet miqësorja me Gjibraltarin, shkruan GazetaBlic.

Sipas ‘Tiks.app’, kanë mbetur edhe 1165 bileta për t’u shitur për duelin e nesërm, e numri më i madh i tyre vjen nga sektori “VIP”, aty ku çmimi është shumë i lartë.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat nesër, derisa kujtojmë faktin se biletat kanë qenë problem i madh ditëve të fundit, pasi ka pasur kritika nga tifozët, e të cilët dyshojnë në rregullsinë e shitjes së tyre.

/GazetaBlic/

10/13/2019 12:57

Kosovë-Mali i Zi, kjo është vlera e dy kombëtareve