Sporti

Mësohet gjyqtari i ndeshjes finale të Kupës së Kosovës në futboll, Feronikeli – Trepça’89

05/23/2019 15:54
nga:M K

Nesër zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futboll.

Feronikeli dhe Trepça’89 do të përballen në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të synuar trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin kosovar, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, sot është mësuar edhe njeriu që do ta ndajë drejtësinë në këtë duel.

Kjo sfidë i është besuar gjyqtarit me stemë të FIFA-s, Genc Nuza, i cili pati një paraqitje fenomenale edhe në ndeshjen vendimtare për titull të zhvilluar në Drenas, pikërisht mes njërit prej finalistëve të Kupës, Feronikelit dhe Prishtinës.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat nesër me fillim nga ora 20:45, derisa ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

06/15/2019 17:14

Nuk ndalet Feronikeli, nënshkruan me futbollistin e Shkëndisë së Tetovës