Sporti

Mësohet data e shitjes së biletave për duelin Angli – Kosovë

06/14/2019 21:21
nga:M K

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për sektorin e tifozëve kosovarë për ndeshjen Angli – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, që do të zhvillohet më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton, do të dalin në shitje më 17 qershor.

Biletat mund të blihen online në linkun e mposhtëm, të cilin e ka vënë në dispozicion Federata Angleze e Futbollit për tifozët e Kosovës.

https://ticketing.thefa.com/

Sipas të gjitha gjasave, dy ndeshjet e Kosovës kundër Anglisë pritet të marrin vëmendje botërore, pasi tashmë, kombëtarja “verdhë e kaltër” po cilësohet si kandidatja e vetme pas “Tre-luanëve” për t’u kualifikuar tutje në EURO 2020.

06/17/2019 10:41

Kosova mund ta marrë edhe një futbollist që ka luajtur për Zvicrën U-21