Sporti

Mësohen gjyqtarët e takimit, Kosovë – Mali i Zi

10/11/2019 18:13
nga:M K

Të hënën Kosova pritet ta zhvillojë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të ciklit kualifikues.

Dardanët presin Malin e Zi, në takimin ku synimi i vetëm është trepikëshi, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq sot janë mësuar edhe gjyqtarët e përballjes.

Artur Dias nga Portugalia do të jetë referi kryesor, derisa ndihmësit e tij do të jenë dyshja tjetër portugeze, Rui Licínio Barbosa Tavares dhe Paulo Alexandre dos Santos Soares.

“Verdhë e kaltërit” do të luajnë me malazezët në duelin që do të zhvillohet të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

/GazetaBlic/

11/14/2019 13:26

Varhelyi: Dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet suksesshëm më 2020