Sporti

Mesazhi i Marcelos në Instagram pas spekulimeve për të ardhmen: “Edhe pak…!”

07/06/2019 17:14
nga:M K

Marcelo mezi pret nisjen e sezonit të ri me Real Madridin.

Ka kohë që raportohet se Marcelo mund të largohet këtë verë nga Real Madridi, sidomos pas transferimit të Ferland Mendy për 48 milionë euro nga Lyoni.

Por, Zinedine Zidane e do brazilian dhe duket se e ka bindur për të qëndruar në “Santiago Bernabeu”.

Përmes një postimi në llogarinë personale në “Instagram”, Marcelo dha sinjale se do të vazhdojë ta veshë fanellën e bardhë.

“Edhe pak… nuk më pritet të kthehem me shokët e mi në Real Madrid”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Reali do të nisë para-sezonin me 8 korrik, ku pritet të zbarkojnë në Valdebabes për herë të parë edhe ardhjet e reja; Eden Hazard, Ferland Mendy, Rodrygo dhe Luka Jovic, për të cilin raportohet se ka vendosur t’i ndërpresë pushimet më herët dhe të jetë nën urdhëratë e Zinedine Zidanit.

05/14/2019 21:17

Marcelo – Juventus: Shkruajnë mediat spanjolle