Geek

Mercedesi sjell Smartin e parë elektrik

03/06/2018 17:13
nga:M H

Mercedes ka paralajmëruar automobilin e tij të plotë elektrik, i cili do të bartë shenjën EQ, premiera e të cilit pritet në vitin 2020, ndërkohë që njëri model tashmë ka marrë këtë shenjë.

Daimler do të prezantojë Smartin elektrik në të dyja versionet ForTwo dhe ForFour në panairin e automobilave në Gjenevë, si pjesë e familjes EQ, transmeton KosovaPress.

Përveç emrit të ri, Smarti elektrik në Gjenevë do të debutojë edhe në edicionin e veçantë NightSky. Megjithatë, risia më e madhe është se Smart EQ do të ketë mbushësin “on-board”, i cili mundëson mbushjen e shpejtë nga 0-80% të kapacitetit për vetëm 40 minuta.

Smart EQ vjen edhe me aplikacionin e mobilit, i cili përdoruesit i mundëson qasje në informacione sikurse janë moti, lokacionet dhe jetëgjatësia e baterisë.

Vetura do të dalë në shitje vitin e ardhshëm. Çmimi fillestar do të jetë 28.255 euro për Spart EQ ForTwo dhe 31.515 euro për ForTwo Cabrio.

Deri në vitin 2020, çdo njësi Smart do të jetë plotësisht elektrike.

09/10/2018 13:28

Ky Mercedes madhështor kapë 100kmh në vetëm 4 sekonda