Cult

Mentor dhe Mirak Zymberaj sjellin monodramat dhe ekspertët ndërkombëtarë në Kosovë

06/22/2019 20:47
nga:A. R.

Së shpejti fillon edicioni 11-të i Festivalit Ndërkombëtar i Monodrames në Kosovë MonoAKT, shkruan KultPlus.

Në ketë edicion marrin pjesë monodrama nga disa vende të Evropës si nga Kroacia, Azerbexhani, Maqedonia, si dhe në konkurencë është edhe Kosova me dy monodrama. Ndërsa në konkurencen e MonoStripit konkurojnë 15 aktorë të rinjë.

Ketë vit në juri ndërkombëtare është përzgjedhur: Nina Mazur (Ukraina/Gjermania), Liviu Dospinescu (Kanada), Emin Emini (Kosova). Kurse në kuader të festivalit do të ketë edhe ekspert të ftuar si mysafirë, ku do të organizohet konferenca me temë për zhvillimin e monodrames që do të udhëhiqet pikërisht nga këta ekspert ndërkombëtar të teatrit.

MonoAKT do të mbahet në Teatrin ‘Istref Begolli’ në Pejë, në teatrin Dodona si dhe në Skenën e Fakultetit të Arteve. Realizator është shtëpia teatrore filmike AKT, themeluar dhe drejtuar nga Mentor Zymberaj. Festivali është mbështetur nga ITI dhe MKRS dhe Komuna e Pejës.

Festivali fillon me 23 qershor e do të zgjasë deri me 26 po të këtij muaji.