Lajme

Mehmet Akif-Gjakova merr mirënjohje nga ministri Matoshi, gara e radhës ku do të konkurojë

04/15/2019 12:45
nga:L H

Nxënësit e shkollës Mehmet Akif-Gjakova janë vlerësuar sëbashku me shkollat e tjera nga Ministri Fatmir Matoshi pas suksesit që treguan në ekogarën “ Oborri më i mirë shkollor”. Arsimtarja e Mehmet Akif-Gjakova, Edita Mati që formoi në shkollë “Grupin e të Gjelbërtve” për të marrë pjesë në garë, u shpreh se nuk do të ndalen duke kontribuar në vetëdijesimin e popullatës se si të krijojmë një mjedis sa më të gjelbërt dhe të pastër. Edhe drejtori i shkollës Fatih Aktas ka falenderuar organizatën Green Art Center për garat e organizuara në mbrojtje të mjedisit.

Shkolla “Mehmet Akif “ – Gjakovë mori pjesë në projektin “Eco Gara – Oborri më i Mirë Shkollor” dhe ishte një votim i hapur, përmes pëlqimeve në rrjetin social Facebook. Në këtë garë, shkolla zuri vendin e parë me mbi 1500 pëlqime dhe u shpërblye më një mirënjohje nga minisri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Fatmir Matoshi si dhe më një komposter nga Organizata Green Art Center-GAC për shkollën.

Arsimtarja Edita Mati tha se ndihet e lumtur që grupi i saj fiton vendin e parë dhe ka paralajmëruar garën e radhës.

“ Nxënësit e kolegjit do të vazhdojnë edhe më tutje në garat tjera të organizuara nga Kuvendi Komunal i Gjakovës dhe nuk do të ndalemi duke kontribuar në vetëdijesimin e popullatës se si të krijojmë një mjedis sa më të gjelbërt dhe të pastër . Është shumë e rëndësishme për ne, të arrijmë aspiratat tona tek nxënësit, gjithashtu është kënaqësi për mua kur punoj me ta sepse janë shumë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm në këtë fushë. Ata janë të vetëdijësuar se faktorët natyrorë dhe shoqërorë të mjedisit ndikojnë drejtpërdrejt në jetën dhe zhvillimin e tyre në të ardhmen. Pra, do të vaxhdojmë me moton e njohur: Janë gjërat e vogla në jetët tona, që krijojnë diferencë të madhe.” tha ajo.

Kurse drejtori i shkollës Mehmet Akif-Gjakova, Fatih Aktas ka inkurajuar organizatën Green Art Center për vazhdimin e garave.

“Për mjedisin në kohët e sotme është mobilizuar e gjithë bota prandaj e përgëzoj organizatën që i dha mundësinë shkollës Mehmet Akif-Gjakova të marrë pjesë. Ne si shkollë iu japim rëndësi garave për mjedisin”, tha ai.

Garë tjetër ishte edhe “Arti i ripërdorimit “ ku nxënësit krijuan punime të ndryshme me mjete recikluese shumë të bukura dhe morën pjesë në ekspozitën e organizuar nga GAC, në Pallatin e Kulturës në Gjakovë.

Gjatë kësaj gare nxënësja, Rina Muhaxhiri me ndihmën e mësuesës së artit Elza Arapi krijoi një vepër arti me kapakët e shisheve të plastikës, pikturë kjo e cila bëri bujë të madhe në rrjetet sociale. Po e njejta pikturë u pëlqye shumë nga drejtoresha e GIZ-it Ewelina Rathje.