Lajme

Mefail Bajqinovci publikon dokumente të diskriminimit të punëtorëve të KEK-ut

10/01/2019 09:51
nga:A. R.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka publikuar dokumente ku shihet diskriminimi i punëtorëve të sigurimit fizik të KEK-ut.

Sipas tij, rreth 450 punëtorë të sigurimit fizik në objekte të KEK-ut diskriminohen nga menaxhmenti i KEK-ut dhe kompania fituese e tenderit.

Bajqinovci, i cili garon në këto zgjedhje me numër 20, ka shtuar se “shkelja e dytë ka të bëjë me statusin e ish punëtorëve të mbrojtjes dhe sigurisë (ish punëtor të KEK-ut) të cilët i kanë edhe numrat e punës dhe vendim pune për kohë të pacaktuar me punëdhënësin e tyre KEK-un”.

Diskriminimi i punëtorëve të sigurimit fizik të KEK-ut

Rreth 450 punëtorë të sigurimit fizik në objekte të KEK-ut diskriminohen nga menaxhmenti i KEK-ut dhe kompania fituese e tenderit.
Se sa ka shkelje të drejtave të punëtorëve tregon ky dokument ekskluziv i cili flet për shkeljet ligjore të menaxhmentit të KEK-ut dhe kompanisë private të sigurimit fizik të objekteve “RN” në KEK.
Kjo kompani sipas shoqatës sindikale “Mbrojtja dhe Siguria” nuk e ka përfillur kontratën (mos përmbushjen e kontratës) me numër 6490 të datës 20.09.2018 të nënshkruar me vetë dëshirë dhe pa kurrfarë presioni për shërbimet e sigurimit fizik të KEK-ut.
Shkelja e dytë ka të bëjë me statusin e ish punëtorëve të mbrojtjes dhe sigurisë (ish punëtor të KEK-ut) të cilët i kanë edhe numrat e punës dhe vendim pune për kohë të pacaktuar me punëdhënësin e tyre KEK-un.
Kjo mënyrë e transferimit të punëtorëve të KEK-ut në një kompani private në mënyrë të njëanshme sipas Shoqatës Sindikale “Mbrojtja dhe Siguria” cilësohet jo e ligjshme.
Andaj kjo sindikatë paralajmëron protesta pasi që menaxhmenti nuk i ka përfillur fare kërkesat e kësaj sinikdikate.
Qytetarë të nderuar, në programin e Lëvizjes Vetëvendosje prioritet është mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në sektorit publik dhe privat,kjo do të bëhet duke shtuar numrin e inspektorëve dhe krijimin e gjykatës së punës e cila do të merret ekskluzivisht me të drejtat e punëtorëve.
Lëvizja Vetëvendosje do të merret edhe me vendimet e dëmshme dhe të kundërligjshme për shtetin, punëtorin dhe kompaninë.