Sporti

Mediat në Itali: AC Milan do ta shesë Donnarumma vetëm për një ofertë të mirë

08/14/2019 09:34
nga:Ideal

Paris SG janë shumë të interesuar që të firmosin me Gigio Donnarumma, i cili sipas Boban është në mesin e tre portierëve më të mirë në botë.

Sipas Corriere Della Sera, portieri i Milanit do të shitej vetëm nëse ka ndonjë ofertë të paktën deri në 60 milionë euro këtë verë. Sidoqoftë, kjo nuk duket e mundshme, përcjellë GazetaBlic.

Donnarumma ka treguar klasë të lartë me skuadrën e Milanit, ku në shumicën e ndeshjeve ka qenë vendimtar me pritjet e tij.

Kujtojmë se atmosfera nuk duket edhe aq e mirë në Milan dhe kështu numri një i portës së ‘rosonerëve’ me gjasë do të largohet.

/GazetaBlic/