Sporti

Mediat britanike zbulojnë formacionin e Anglisë për duelin ndaj Kosovës

09/10/2019 08:30
nga:M K

Kosova sot përballet me Anglinë në kuadër të kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian.

Me fillim nga ora 20:45, djelmoshat kosovarë do ta kenë ndoshta testin më seriozë që nga pranimi në shtëpinë numër një të futbollit evropian, kuptohet nëse mund të quhet serioz, pasi Anglia llogaritet favorit absolut për këtë takim, shkruan GazetaBlic.

Gjithsesi, mediat britanike, gjegjësisht tabloidi “Express” ka zbuluar formacionin e Gareth Southgate, me të cilin pritet ta fillojë ndeshjen e sotme.

Siç edhe mund ta shihni më poshtë, është përplotë me yje.

(4-3-3): Pickford; Alexander-Arnold, Keane, Maguire, Rose; Rice, Henderson, Oxlade-Chamberlain; Sancho, Sterling, Kane.

/GazetaBlic/

09/21/2019 17:36

Kosova U15 bindëse edhe kundër Estonisë