Sporti

Më të mirët ndër dy milionë! Kosova shënon fitore historike

06/10/2019 22:40
nga:M K

Kosova ka mposhtur Bullgarinë me rezultat 2-3.

Djelmoshat e Challandes shënuan krejt në fund të takimit përmes Elbasan Rashanit, shkruan GazetaBlic.

Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej me barazim, kroson Rashica dhe në skenë shfaqet Rashani, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë për 2-3.

Një ndeshje e jashtëzakonshme, ku fitoi më i miri që nga minuta e parë.

Për më tepër, djelmoshat “verdhë e kaltër” treguan zemër, sepse nga rezultati 2-1 rikthyen gjithçka në favor të vetin.

Me këto tre pikë, Kosova shkon në kuotën e pesë pikëve dhe pozicionohet menjëherë pas Anglisë e Çekisë.

/GazetaBlic/

06/16/2019 07:09

Mashtrimi i vitit nga ndonjë gjyqtar vjen nga futbolli kosovar, gjest i paparashikueshëm nga Genc Nuza