Sporti

“McGregor m’u lut që të mos e vrisja”

06/12/2019 18:18
nga:M K

Më 7 shtator, në Abu Dhabi do të zhvillohet eventi UFC-242 në artet marciale mikse, ku sfida kryesore është ajo për titullin kampion bote në peshën e lehtë.

Përballë njëri-tjetrit janë kampioni në fuqi Khabib Nurmagomedov dhe kampioni i përkohshëm Dustin Piorier.

Dy sportistët janë takuar sot në Londër, ku është zhvilluar konferenca e parë për shtyp mes tyre, organizuar nga UFC-ja shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.

Për rusin kjo është sfida e parë që pas eventit UFC-229, ku mposhti me “submission” Conor McGregor.

Nurmagomedov u pezullua 9 muaj për incidentin pas duelit me stafin e irlandezit, pezullim që përfundoi më 6 qershor. Ai do të duelojë ndaj Poirier, sfidë ku rusi shihet favorit.

“Di të them që kjo nuk do të jetë sfida ime e fundit në kafaz”, tha Nurmagomedov, 27 fitore e asnjë humbje në artet marciale mikse.

Në këtë konferencë shtypi nuk mungoi edhe pyetja për një revansh ndaj McGregor.

Rusi u shpreh: “Në 3 vitet e fundit ai ka fituar vetëm një duel në boksin amator. Ndaj meje dështoi dhe në kafaz m’u lut që të mos e vrisja.

Ndaj, nuk shoh asnjë arsye që të zhvillojmë revanshin. Për të qenë më i madhi në UFC më duhet të mposht sportistë si Dustin, Ferguson apo Georges St-Pierre”.

04/03/2019 17:37

E tepron McGregor, tallet keq me gruan e Khabibit