Sporti

Mbyllet pjesa e parë në Bernabeu, ky është rezultati në takimin Real Madrid – Real Betis

05/19/2019 12:47
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit Real Madrid – Real Betis.

Ky 45 minutësh u mbyll ashtu siç edhe i’a filloi, pra 0-0, shkruan GazetaBlic.

Edhe pse vendasit dominuan lojën, udhëtuesit kishin rastet më të pastërta për ta shënuar golin e epërsisë.

Megjithatë, asnjëra palë nuk i konkretizoi ato mundësi që i patën, derisa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë.

Ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

Kujtojmë se kjo është ndeshja e fundit që galaktikët e zhvillojnë në këtë edicion, në të cilin dështuan totalisht, duke mos arritur ta fitojnë as edhe një trofe.

/GazetaBlic/

06/15/2019 21:41

Jovic zbulon ëndrrën më të madhe që ka me Realin