Sporti

Mbyllet pjesa e parë në “Bajram Aliu”, ky është rezultati në derbin Drenica-Llapi

08/23/2019 17:47
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit hapës të xhiros së dytë në Superligë.

Fjala është për derbin mes skuadrave të Drenicës e Llapit, ku i njëjti po zhvillohet në “Bajram Aliu” të Skenderajt, shkruan GazetaBlic.

Ky 45 minutësh u mbyll ashtu suç edhe i’a filloi, pra 0-0.

Të dyja skuadrat po luajnë futboll të kujdesshëm, me Drenicën diçka më konkrete, por pa arritur të tundin rrjetën e kundërshtarit.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë.

Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

10/19/2019 16:30

Kjo është renditja tabelare në IPKO Superligë pas duelit të sotëm, Flamurtari – Drenica