Sporti

Mbyllet ndeshja Southampton – Manchester United, rezultati befasues

08/31/2019 15:24
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh dueli i vetëm i Premier Ligës i filluar nga ora 13:30.

Southampton dhe Manchester United kanë ndarë pikët, pasi kanë luajtur baras 1-1 në “St. Mary’s Stadium”, shkruan GazetaBlic.

Mysafirët avansuan pas pjesës së parë me golin fenomenal të Daniel James në minutën e dhjetë, kurse vendasit barazuan përmes Vestergaard në të 58-tën.

Asistuesi i golit të barazimit, Danso, u përjashtua nga loja në minutën e 73-të, por që djelmoshat e Ole Gunnar Solskjaer nuk arritën ta shfrytëzojnë këtë.

Ky është barazimi i dytë i Southmapton këtë edicion, krahas një fitoreje dhe dy humbjeve.

Ndërkaq, për kampionët e 20’fishtë anglez ky është barazimi i dytë në katër javë, derisa kanë regjistruar edhe një humbje e një barazim.

/GazetaBlic/

09/15/2019 11:30

Juventusi interesohet për mesfushorin e Manchester United