Sporti

Mbyllet gjithçka në “Fadil Vokrri” – Turqia U21 “kopjon” Bullgarinë, mposhtet nga “Dardanët”

06/11/2019 21:57
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh dueli i mbrëmjes së sotme mes Kosovës U21 dhe Turqisë U21.

Vendasit kanë shënuar fitore tejet të rëndësishme përballë kombëtares me traditë, shkruan GazetaBlic.

Takimi u mbyll 3-1, me spektakël nga djelmoshat “verdhë e kaltër”.

Arbenit Xhemajli realizoi në minutën e 45-të për të shkuar në pushim me epërsi.

Por, menjëherë pas pushimit, mysafirët barazuan përmes Dervisoglut. Kur u mendua se udhëtuesit do të kthehen në elementin e tyre, kështu nuk mendoi Daku që shënoi bukur me kokë në minutën e 72-të.

Turqia tentoi që të rikthehet sërish, mirëpo vetëm deri në minutën e fundit të kohës së rregullt, atëherë kur Lirim Kastrati regjistroi shifrat përfundimtare, Kosova 3, Turqia 1.

/GazetaBlic/

06/23/2019 09:28

Sot garojnë tre sportistë kosovarë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”