Sporti

Mbyllen ndeshjet gjysmëfinale të kualifikimeve për Champions, këto skuadra e sigurojnë “Play-Off’in”

08/13/2019 22:58
nga:M K

Kanë përfunduar para pak çastesh edhe ndeshjet kualifikuese të raundit të tretë të Ligës së Kampionëve.

Kësisoj, janë mësuar edhe dhjetë skuadrat e fundit që kanë siguruar fazën e “Play-Offit” të garës më të madhe për klube në kontinentin e vjetër, shkruan GazetaBlic.

Pati befasi të shumta, derisa spikatin eliminimet e Celticut dhe Portos, skuadra këto që tradicionalisht kanë marrë pjesë në Champions.

Skocezët u eliminuan nga rumunët e Cluj, kurse Porto nga ekipi rus, Krasnodar.

Ajaxi eliminoi Paokun e Selanikut, ndërsa Dinamo Zagrebi triumfoi pastër ndaj Ferencvaros hungarez.

Interesant ishte edhe në duelin Dynamo Kiev dhe Club Brugge. Në ndeshjen e parë, belgët fituan 1-0, ndërsa në atë të kthimit, ukrainasit nuk arritën ta përmbysnin rezultatin, ku në “NSC Olimpiyskiy Stadium” humbën 3-4.

Më poshtë rezultatet e të gjitha ndeshjeve dhe skuadrat e kualifikuara tutje.

/GazetaBlic/

08/20/2019 22:39

Shorti i Champions po afron, këto mund të jenë grupet e vdekjes