Sporti

Mbrojtësi i Sevilla-s i ofrohet Milanit

05/15/2019 20:26
nga:M K

Guilherme Arana i është ofruar Milanit, sipas raporteve të UOL Esporte.

Braziliani iu bashkua Sevilla-s verën e kaluar, por ka arritur të bëjë vetëm nëntë paraqitje në të gjithë kompeticionet.

Agjenti i tij Leonardo Cornacini raportohet t’ua ketë ofruar disa klubeve evropiane duke përfshirë Bordeaux, Lyon dhe Milan.

Gjithashtu, për të kanë shfaqur interes edhe Bologna edhe Sampdoria shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar të verës, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

05/23/2019 13:19

Superliga e Europës, Inter e Milan rrezikojnë të mbeten jashtë