Lajme

Mblidhet PDK-ja, diskutohet për krijimin e institucioneve të reja

12/04/2019 18:33
nga:B. D

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka mbledhur deputetët e partisë së tij ku u diskutua nevoja për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, shkruan GazetaBic.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se tashmë në rolin e opozitës, deputetët e PDK-së do të jenë zëri i qytetarëve të vendit.

Ai shton se nuk do të ndalet së punuari që Kosova të ecë sa më përpara.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, për të diskutuar rreth domosdoshmërisë që sa më shpejtë të krijohen institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit. Në opozitë, deputetët e PDK-së do të jenë zëri i qytetarëve të Kosovës. Vendi ynë ka nevojë për qasje serioze nga të zgjedhurit e popullit dhe ne nuk do të ndalemi së punuari që Kosova të ecë përpara, e kurrsesi të vendnumërojë ose shënojë regres.

Me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, për të diskutuar rreth domosdoshmërisë që sa më shpejtë të krijohen…

Publiée par Kadri Veseli sur Mercredi 4 décembre 2019

01/09/2020 12:13

Burrë e grua, diplomatë në Zvicër