Lajme

Mbledhja “D” e Kryesisë së LDK-së: Vendoset për “pragun” e kandidimit dhe për emrat e kandidatëve?!

08/01/2019 13:20
nga:Gazeta Blic

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe pak minuta pritet ta zhvilloj një nga mbledhjet më të rëndësishme të saja në vitet e fundit.

Kjo mbledhje pritet të mbahet vetëm dy ditë para Kuvendit Zgjedhor të kësaj partie, ku pritet të zgjedhet kryetari i ri.

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se në këtë mbledhje do të flitet ekskluzivisht për Kuvendin Zgjedhor, i cili pritet të mbahet ditën e shtunë.

Dy janë temat kryesore që do të diskutohen në këtë mbledhje.

“Tema e parë ka të bëjë me mënyrën se si do të garojnë kandidatët. Pra, a do të vlejë rregulla statutare që secili kandidat për të vazhduar garën duhet ta ketë konfirmimin e votave prej 50% plus 1 votë. Apo do të ketë dakordim që të gjithë kandidatëve t’u mundoësohet gara”, tha ky burim.

Dhe pika e dytë, sipas këtij burimi, ka të bëjë me emrat e kandidatëve.

“Do të ketë edhe bisedime për emrat e kandidatëve për kryetar të partisë, pa përjashtuar edhe mundësinë e arritjes së një konsensusi për kryetar të partisë”, tha ky burim.

Ndërkohë, Gazeta Blic ka raportuar dje se në mbledhjen e Kryesisë së Ngushtë që u zhvillua të martën tre kandidatë kanë paraqitur kandidaturat e tyre.

Pra, pos Agim Veliut kandidaturat në këtë mbledhje i kanë paraqitur edhe Gazmend Muhaxheri e Lutfi Haziri, derisa Isa Mustafa ka thënë se ai edhe mund të tërhiqet nga gara nëse ka një kandidat konsensual.

Pos tyre, ambicie për kryetar të LDK-së kanë shfaqur edhe Avdullah Hoti, Fatmir Sjediu e Vjosa Osmani.

Ndërkohë, në një intervistë të dhën për media gjatë ditës së djeshme, Gazmend Muhaxheri ka thënë se në garën e së shtunës të paktën do të jenë dy kandidatë për kryetar partie, derisa nuk e ka përjashtuar mundësinë edhe për 3 kandidatë.

Ai tha se do të jetë votimi i fshehtë, derisa ka shprehur simpatinë për Isa Musatfën, duke e quajtur një menaxher të zoti të partisë.

Gjithçka që ndodhi në mbledhjen LDK-së: Mustafa tërhiqet me një kusht, Veliu shpall kandidaturën, pas tij Muhaxheri e Haziri

10/13/2019 22:56

E thotë Agim Veliu: Do të jetë e vështirë arritja e marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje, për bashkëqeverisje