Sporti

Mbappe ia hap derën Realit: Vjen me deklaratën ‘bombastike’

05/20/2019 08:08
nga:Gazeta Blic

Kylian Mbappe ka vënë të ardhmen e tij te Paris Saint-Germain para një dileme të madhe, duke thënë se ajo mund të jetë diku tjetër.

Fituesi i Kupës së Botës ka mare çmimin e lojtarit më të mirë të sezoni në Ligue 1, ndërsa ka bërë një deklaratë interesante rreth të ardhmes së tij.

Francezi ka kohë që po lidhet me një kalim te Real Madridi, por PSG insiston se nuk do ta lejojë largimin e tij, ndërsa vlera në treg besohet të jetë rreth 250 milionë euro.

“E ndjej se është koha që të kem më shumë përgjegjësi. Ndoshta këtu në Paris, do të isha i lumtur, por ndoshta edhe diku tjetër”, ka thënë sulmuesi francez kur është pyetur rreth të ardhmes së tij.

“Aktualisht jam në kulmin e karrierës time. Dua të provoj gjëra të reja dhe që mbaj përgjegjësi vetëm unë. Çfarëdo që ndodh, faleminderit nga të gjithë”, ka shtuar më tej Mbappe.

08/14/2019 20:13

PSG dënon Neymar-in